Për shkollën

VIZIONI

Shkollë që siguron dhe promovon mjedis frymëzues, edukues dhe sfidues kun xënësit zhvillojnë pasionin për jetën dhe për të mësuarit.

MISIONI

Krijimi i mundësive për përfshirje aktive të nxënësve,për mësimdhënie atraktivedhe kreative, në njëmjedis të dashur dhe miqësor. Po ashtu, krijimi i mundësivepër hapësirë veprimi për të shprehur potencialiet e tyre në aktivitete kurrikularedhe jashtëkurrikulare me mbështetje të vazhdueshme nga i gjithë stafi i shkollës.

OBJEKTIVAT STRATEGJIK

Asset 2

Pse European School of Kosova?

Në çdo shoqëri prindërit kërkojnë të gjejnë shkolla të mira për fëmijët e tyre dhe jo t’ipërmirësojnë të gjitha shkollat. Ata dëshirojnë të besojnë në të ardhmen e fëmijëve dhe nërritjen e tyre të suksesshme.

Prindërit dëshirojnë shkollën më të mirë për fëmijët e tyre, në të cilën ata mund të rriten dhe edukohen të shëndetshëm dhe në frymën e vlerave të mirëfillta. Prindërit dëshirojnë që shkollanë të cilën edukohen fëmijët e tyre të jetë shkollë miqësore, atraktive, cilësore dhe shkollë kusiguria është maksimale. Një shkollë ku fëmijët janë në qendër të vëmendjes dhe gjithçka qëndodh të jetë në funksion të arritjevedhe zhvillimittë tyre

European School of Kosova paraqet një model të ri shkollimi të konceptuar si një mjedis frymëzues që është edukues dhe sfidues, në mënyrë që nxënësit të jenë më të mirët emundshëm. Vizioni i European School of Kosova është që të sigurojë një mjedis frymëzues edukativ dhearsimor, ku nxënësit zhvillojnë pasionin e tyre për jetën dhe për të mësuarit. Këtu kemi tëbëjmë me një shkollë dinamike, në të cilën nxënësit ndjehen të lumtur dhe të motivuar për tëmësuar.

Çka e veçon European School of Kosova? European School of Kosova është shkollë me standarde evropiane dhe në fokus të zhvillimit ka 8 kompetencat e Bashkimit Evropian për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kurrikula, planet dhe programet mësimore të cilat aplikohen, sigurojnë zhvillimin e njohurive, shkathtësive, shprehive, qëndrimeve, vlerave dhe sjelljeve të nxënësv e, duke mundësuar dhe përgatitur nxënës kompetentë për të ardhmen.

Komponentët të cilët e veçojnë shkollën dhe që garantojnë cilësi janë:

  1. Mësimdhënia e bazuar në rezultate të të nxënit dhe zhvillimit të kompetencave
  2. Vlerësimi i bazuar në kritere dhe
  3. Vlerësimi i performancës së shkollës me karakter zhvillimi

Rezultatet e të nxënit të planifikuara nga shkolla janë të vëzhgueshme, të arritshme e të matshme dhe të gjitha janë në funksion të zhvillimit të kompetencave.

Po ashtu, proceset e vlerësimit m e bazë në shkollë praktikohen për dy qëllime: për të vlerësuar rezultatet dhe arritjen e tyre si dhe për të përkrahur zhvillimin e nxënësve dhe të proceseve të tjera në shkollë. Pra, vlerësimi nuk do të përdoret vetëm për t’i notuar nxënësit, por edhe për të mbledhur informata dhe për të parë se ku është shkolla në raport me pritjet, çfarë duhet ndryshuar apo riplanifikuar dhe për të organizuar aktivitete të tjera në funksion të përmbushjes së pritjeve të shkollës dhe rezultateve të të nxënit

Po ashtu, proceset e vlerësimit m e bazë në shkollë praktikohen për dy qëllime: për të vlerësuar rezultatet dhe arritjen e tyre si dhe për të përkrahur zhvillimin e nxënësve dhe të proceseve të tjera në shkollë. Pra, vlerësimi nuk do të përdoret vetëm për t’i notuar nxënësit, por edhe për të mbledhur informata dhe për të parë se ku është shkolla në raport me pritjet, çfarë duhet ndryshuar apo riplanifikuar dhe për të organizuar aktivitete të tjera në funksion të përmbushjes së pritjeve të shkollës dhe rezultateve të të nxënit. Përveç mësi mit të detyruar, European School of Kosova ka të zhvilluar gjithashtu komponentin e aktiviteteve jashtëkurrikulare përmes të cilave nxënësit plotësojnë nevojat e tyre individuale, duke zhvilluar potencialet e secilit nxënës në mënyrë kreative

Mjedisi i të nxënit është ndryshe nga klasat e zakonshme dhe kjo bën që nxënësit të ndjehen si në shtëpitë e tyre, në një mjedis të ngrohtë familjar. Organizmi i klasave me kënde të relaksit dhe mënyra e organizimit të hapësirave të tjera në shkollë nxit motivimin d he frymëzimin e nxënësve për të mësuar

Koncepti që ka European School of Kosova, fryma e vlerave dhe mënyra e zhvillimit të tyre, praktikat e bashkëpunimit dhe të mësimit, aktivitetet kurrikulare dhe jashtëkurrikulare, strategjia dhe kultura e shkollës j anë evropiane shumë më shumë se sa vetë emri që ka shkolla.