Posts Will there be An excellent Promo Password For Impress Vegas Personal Local casino? Assessment And you may Gambling establishment Online game …
Posts Will there be An excellent Promo Password For Impress Vegas Personal Local casino? Assessment And you may Gambling establishment Online game …
Content Book Of Ra Gebührenfrei Aufführen Exklusive Anmeldung Vorteile Und Nachteile Des Book Of Ra Slots Angeschlossen Spielotheken Über Book Of Dead …
Content Jak Zdobyć setka Bezpłatnych Spinów Po Kasynie Bez Depozytu? Które Zabawy Mieści Premia? Free Spiny Gwoli Świeżych Internautów Osiągnięte Pochodzące z …
Në çdo shoqëri prindërit kërkojnë të gjejnë shkolla të mira për fëmijët e tyre dhe jo t’i përmirësojnë të gjitha shkollat. Ata dëshirojnë të besojnë në të ardhmen e fëmijëve dhe në rritjen e tyre të suksesshme.
Prindërit dëshirojnë shkollën më të mirë për fëmijët e tyre, në të cilën ata mund të rriten dhe edukohen të shëndetshëm dhe në frymën e vlerave të mirëfillta. Prindërit dëshirojnë që shkolla në të cilën edukohen fëmijët e tyre të jetë shkollë miqësore, kreative, atraktive, cilësore dhe shkollë ku siguria është maksimale. Një shkollë ku fëmijët janë në qendër të vëmendjes dhe gjithçka që ndodh të jetë në funksion të arritjeve të tyre.
European School of Kosova paraqet një model të ri shkollimi të konceptuar si një mjedis frymëzues që është edukues dhe sfidues, në mënyrë që nxënësit të jenë më të mirët e mundshëm.
Vizioni i European School of Kosova është që të sigurojë një mjedis frymëzues edukativ dhe arsimor, ku nxënësit zhvillojnë pasionin e tyre për jetën dhe për të mësuarit. Këtu kemi të bëjmë me një shkollë dinamike, në të cilën nxënësit ndjehen të lumtur dhe të motivuar për të mësuar.
European School of Kosova është shkollë me standarde evropiane dhe në fokus të zhvillimit ka 8 kompetencat e Bashkimit Evropian për të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Kurrikula, planet dhe programet mësimore të cilat aplikohen, sigurojnë zhvillimin e njohurive, shkathtësive, shprehive, qëndrimeve, vlerave dhe sjelljeve të nxënësve, duke mundësuar dhe përgatitur nxënës kompetentë për të ardhmen.
Komponentët të cilët e veçojnë shkollën dhe që garantojnë cilësi janë:
Rezultatet e të nxënit të planifikuara nga shkolla janë të vëzhgueshme, të arritshme e të matshme dhe të gjitha janë në funksion të zhvillimit të kompetencave.
Mënyra sistematike e mbledhjes së të dhënave për arritjet e nxënësve është e përditshme. Praktikohen lloje të ndryshme të vlerësimit të nxënësve, si: vlerësimi formativ, vlerësimi i vazhdueshëm dhe vlerësimit përmbledhës. Laramania e instrumenteve të vlerësimit që përdoren në punën me nxënës është e ndryshme dhe shumë e pasur.
Po ashtu, proceset e vlerësimit me bazë në shkollë praktikohen për dy qëllime: për të vlerësuar rezultatet dhe arritjen e nxënësve si dhe për të përkrahur zhvillimin e nxënësve dhe të proceseve të tjera në shkollë. Pra, vlerësimi nuk do të përdoret vetëm për t’i notuar nxënësit, por edhe për të mbledhur informata dhe për të parë se ku është shkolla në raport me pritjet, çfarë duhet ndryshuar apo riplanifikuar dhe për të organizuar aktivitete të tjera në funksion të përmbushjes së pritjeve të shkollës dhe rezultateve të të nxënit.
Të gjitha proceset në shkollë vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme përmes instrumenteve të monitorimit që aplikohen në shkollë. Një herë në vit shkolla bën vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës në fushat e cilësisë: Menaxhimi dhe qeverisja, Kultura dhe mjedisi shkollor, Mësimdhënia dhe mësimnxënia, Zhvillimi profesional i mësimdhënësve si dhe Performanca e nxënësve. Secila nga fushat e cilësisë përfaqësohen me kriteret dhe treguesit të cilët maten gjatë vlerësimit të performancës së shkollës.
Gjetjet e vlerësimit të performancës së shkollës, përkatësisht të dhënat e raportit të vlerësimit të brendshëm të performancës së shkollës shfrytëzohen për planifikimin e punës së shkollës, për rishikimin e Planit Zhvillimor të Shkollës dhe planeve vjetore të shkollës.
Përmes organeve qeverisëse të shkollës ku nxënësit kanë rol, përkatësisht përmes Këshillit të Nxënësve të shkollës, idetë e nxënësve bëhen pjesë e planeve të shkollës, si: Planit Vjetor të Shkollës dhe Planit Zhvillimor të Shkollës. Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit njihen me Vizionin dhe Misionin e shkollës, me objektivat strategjike dhe prioritetet për vitin përkatës si dhe me mundësitë e nxënësve dhe hapësirën që kanë për të dhënë kontribt në proceset e zhvillimit të shkollës, të cilat orientojnë dhe ndihmojnë plotësimin e kritereve të fushave të cilësisë së shkollës.
Çdo iniciativë e nxënësve që ndihmon zhvillimin e kompetencave të nxënësve bëhet pjesë e planifikimit në kuadër të planeve të shkollës.
Çdo ditë e mësimit në “European School of Kosova” fillon me vlerat. Kjo pjesë e rëndësishme e zhvillit të nxënësve realizohet në 15 minutat e parë të çdo dite të mësimit. Kjo pjesë realizohet përmes ndërveprimit dhe diskutimeve me nxënës për secilin koncept që orienton zhvillimin e vlerave, përmes pjesëmarrjes aktive të secilit nxënës në këto diskutime.
Qasja që praktikohet në 15 minutat e parë për të nxitur diskutim me nxënës është përmes pyetjeve kreative, imazheve, posterave, fotografive, videove të shkurtëra etj.
Koncepet e vlerave që diskutohen në 15 minutat e parë ndihmojnë nxënësit të zhvillohen në frymën e vlerave evropiane dhe të rriten të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm.
Në “European School of Kosova” funksionojnë shërbimet për zhvillim dhe orientim në karrierë. Gjatë procesit mësimor, një herë në muaj shkolla organizon ligjerata nga profesionistët, për nxënësit e klasave 8-12, me karakter zhvillimi dhe orientimi në karrierë.
Gjiashtu ESK shënon ditët e orientimit dhe zhvillimit në karrierë çdo vit shkollor në muajin maj. Në kuadër të javës për zhvillim dhe orientim në karrierë, nxënësit e klasave 8-12 kalojnë nga një ditë pune në institucionet relevante dhe sipas dëshirave apo afiniteteve që kanë nxënësit, për t’u njohur nga afër me profesionin/profesionet.
Gjithashtu, secili nxënës nga klasat 8-12, një ditë pune do ta kalojë me prindërit e tij/saj në institucionin ku punojnë prindërit.
Shkolla ka bashkëpunim të mirë me prindërit dhe me komunitetin e shkollës për t’u ndihmuar nxënësve për t’u zhvilluar dhe orientuar në karrierë.
Të gjitha aktivitetet që planifikohen dhe realizohen me nxënës bazohen në Strategjinë e shkollës për zhvillim dhe orientim në karrierë.
Përveç mësimit të detyruar, European School of Kosova ka të zhvilluar gjithashtu komponentin e aktiviteteve ekstrakurrikulare, përmes të cilave nxënësit plotësojnë nevojat e tyre individuale, duke zhvilluar potencialet e secilit nxënës në mënyrë kreative. Edhe në pjesën e planifikimit dhe organizmit të aktiviteteve ekstrakurrikulare përfillen idetë e nxënësve. Aktivitetet ekstrakurrikulare që realizohen në ESK organizohen përmes klubeve të ndryshme.
Përveç mësimit të detyruar dhe orëve mësimore të detyruara, në ESK organizohet edhe mësim plotësues për t’i mbështetur nxënësit në lëndët ku ata kanë më shumë nevojë.
Mësimi plotësues organizohet mjenjëherë pas përfundimit të orëve të detyruara
European School of Kosova ofron transport per te gjithe nxenesit e saj ne orare te ndryshme te pershtatshme per ta.
Nëse ju dëshironi të keni qasje në këto të dhëna, atëher ju lutem na kontaktoni përmes email.